Ministri Lleshaj edhe më cinik se Cakaj me shqiptarët e bllokuar: Pse niseni pa u informuar?!

Pas ministrisë së Jashtme e cila këshillon mijëra shqiptarët e bllokua në radhë në pikat kufitare Kakavijë dhe Kapshticë, që të kthehen mbrapsht e të bëjnë tamponin e COVID-19 në ndonjë laboratot privat, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është treguar cinik.
Madje ky i fundit për atë kaos dhe tmerr që po ndodh në dy pikat kufitare me Greqinë fajëson qytetarët duke ju kërkuar llogari, se përse nisen kur nuk kanë informacionin e duhur.
“Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”, shkruan Lleshaj në një postim të tij të fundit në FB.
Në fakt, qytetarët e mësuan vetëm në kufi se pala grekët ndryshuan rregullat e kalimit në kufi dhe ajo që bie në sy është mungesa e koordinimit mes institucioneve përgjegjëse shqiptare me ato greke në funksion të informimit për qytetarët.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment