Ministri Tahiri, përuron Zyrën e Shërbimit për Qytetarët në Gjirokastër

0
444

Ministri Saimir Tahiri ka inaguruar dje Zyren e Shërbimit për Qytetarët në Drejtorinë Rajonale të Policisë Gjirokastër. Ministri i brendshëm, ka qenë i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako, si dhe nga prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Flamur Bime dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hila. Tahiri e renditi Gjirokastrën në qarqet shembullore në bashkëpunimin me policinë. Ne besojmë tek shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve me transparencë dhe pa korrupsion pasi është mënyra e vetme më e mirë për t’iu shërbyer qytetarëve dhe mbi të gjitha, për të fituar besimin e qytetarëve tha ai. Më pas ministri i’u drejtua Asim Zeneli ku morri pjesë në dorëzimin vullnetar të armëve. Nga Asim Zeneli, Tahiri u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të dorëzojnë armët pasi sipas tij, armët janë burim pasigurie dhe një arsye më shumë për të pasur konflikte. Armët janë premisa më e madhe për të pasur më shumë pasiguri. Vetëm vitin e kaluar, pjesa dërmuese e konflikteve që kemi pasur kanë qenë për motive të dobëta, pra dy qytetarë që në gjaknxehtësi e sipër kanë përdorur armët. Kjo është e patolerueshme dhe e palejueshme në Shqipërinë që duam-tha Tahiri duke theksuar se Shqipërisë nuk i duhen armët, por kultura librat dhe sporti, ndaj kushdo që ka një të tillë në shtëpi duhet ta dorëzojë sepse sipas ligjit askush nuk do të dënohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here