Ministria e Brendshme, tender edhe për blerjen e kafesë

0
40

Duket se edhe shërbimet më të thjeshta në institucionet publike, qoftë edhe ato në shërbim të stafit të brendshëm, duhet të kalojnë përmes tenderave.

Së fundmi Ministria e Brendshme ka hapur ka hapur një prokurim për “blerje kafe”.

Në emërtimin e bërë për tenderin në fjalë thuhet: “Blerje kapsula kafe, së bashku me kapsula qumështi, të përdorshme për ekspres, sheqerin, gotat dhe lugët plastike të kafes”.

Në total ofertuesi duhet të sigurojë 3 mijë kapsula. Dokumentet e ftesës për ofertë të siguruar mbajnë datën 1 gusht, ndërsa data e zhvillimit të prokurimit një javë më vonë, më 8 gusht.

Shkruaj nje koment