Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zonat me probleme nga moti i keq dhe mungesa e energjisë

0
138

Në qarkun e Shkodrës nuk ka zgjerim të hartës së sipërfaqes së raportuar të përmbytur një ditë më parë. Kalohet me mjete të larta vetëm rruga e Obotit, ku ka prani uji.

Më qarkun e Lezhës total ka rreth 770 ha tokë bujqësore të përbytur, në ish kënetën e Toroviocës, njësia administrative Balldren, në ish kënetën Spiten –Tresh Bashkia Lezhe, në njësinë adminstative Zejmen, në ish-kënetën Gjonëm, Bashkia Kurbin.

Në Malësinë e Madhe po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, të bllokuar për shkak të rënies së orteqeve në vendin e quajtur “Tynelet Panoramike”.

Në të gjitha akse rrugore që kanë problematika në rreshqitjen e dherave renien e gurve apo dëmtimet e trupit të rrugës , nga forcat e ARRSH dhe të bashkive po punojnë për pastrimin dhe riparimin e tyre.

Pa probleme të theksuara paraqitet situata në qarkun e Kukësit, ku gjatë ditës së djeshme kemi pasur reshje bore me trashësi 10-15 cm, rrugët nacionale jane të hapura dhe qarkullohet normalisht. Punonjësit e emergjencave dhe firmat kontraktore jane ne terren dhe në gatishmëri.

Në qarkun e Gjirokastrës, në Bashkinë Këlcyrë, në lagjen Kalemaj, fshati Katundishtë, njësia admnistrative Deshnicë, ka rrëshqitje dhe fundosje të tokës nga baza rreth 1 m, në një sipërfaqe rreth 2 ha. Brenda kësaj sipërfaqe përfshihen 4 banesa dhe 4 stalla bagëtish. Në vendngjarje ka shkuar një grup pune për konstatimin e dëmeve. Banorët janë evakuar nga banesat dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre.

Në qarkun Korcës ka pasur reshje bore trashesia e se ciles është 10-25 cm. Të gjitha akset rrugore jane te hapura.

Në bashkinë Shkodër në fshatin Obot, njësia administrative Ana e Malit operuan 4 trupa me 1 mjet të kalueshmërisë së lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here