Ministrja e Financave: Pagesat për incineratorët do vijojmë t’i bëjmë

0
79

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, u shpreh se në vendin tonë nuk ka ndonjë rritje të madhe të çmimeve.

Sipas saj bilanci nëse ka pasur apo jo rritje çmimesh në vendin tonë, do të bëhet pasi të dalin shifrat zyrtare, por shtoi se deri më tani qeverisë nuk i rezulton se ka pasur një rritje të përgjithshme të çmimit të bukës.

“Nuk ka një institucion që ka përgjegjës për monitorimin e çmimeve të tregut. Kemi krijuar tast forca që kanë pasur detyrë për mbikëqyrje. Gjatë 2022, kemi menduar të krijojmë një institucion që do jetë përgjegjës për monitorimin e konkurrencës që lidhet me çmimet në sektorë të ndryshëm, në 2023 do punojmë për krijimin e këtij institucioni, sepse është shumë e nevojshme. Sesa realisht janë rritur çmimet, këtë do ta shohim kur të dalin shifrat e inflacionit. Në dijeni tonë nuk ka pasur një rritje të përgjithshme të rritjes së çmimit të bukës, megjithatë ne politikat i hartojë dhe masat i marrin në bazë të statistikave zyrtare”, tha ajo.

Shkruaj nje koment