Miratohet bonusi për pensionistët

0
108

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit në vlerën e 5 mijë lekëve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, teksa sipas tij fondi total i vënë në dispozicion të kësaj mase kap vlerën e 3.5 miliardë Lekëve.

Ndërkohë bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit Dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në të gjitha filialet e Postës Shqiptare, teksa shpërblimi do mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit. 

Shkruaj nje koment