Miratohet kërkesa e SPAK, ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën

0
77

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK, teksa ka dhënë masën “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi për Berishën.

Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore.

Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin.

Shkruaj nje koment