Miratohet ligji i ri për turizmin, si do formalizohen apartamentet dhe vilat që jepen me qira

0
91

Qeveria miratoi këtë të enjte një ligj të ri për turizmin duke zëvendësuar atë të 2015-s.

Në fjalën e saj. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit sqaroi se ligji i ri vjen si nevojë e këtij momenti tërësisht të ndryshëm ku ndodhet vend sa i takon sektorit të turizmit në raport me thuajse një dekadë më parë.

“Ligji i 2015 nuk u përgjigjej dinamikave të reja. Vizioni ynë për këtë mandat është më i avancuar se ligji i 2015 ku realiteti nuk është ai që kemi sot.

Kjo bën të nevojshme dhe në konsultim me aktorët e fushatës ndryshimet ligjore qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit qoftë për kërkesat e reja nga konsumatori por edhe tregu që është pjesë e zinxhirit të sektori të turizmit për të dhënë garanci për shërbime më cilësore për kërkesa për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomoduese që nuk ishin në ligjin ekzistues.

Shkruaj nje koment