Miratohet vendimi, administrata publike s’përfiton shpërblim për fundvit

0
155

Qeveria ka vendosur që të mos i japë shpërblim për festat e fundvitit administratës publike.

Me vendimin që ka firmosur ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur që përfitim financiar të marrin vetëm punonjësit e disa institucioneve.

Në vendim thuhet se shpërblim do të marrin punonjësit e Policisë së Shtetit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gjithashtu bëhet me dije se masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Shpërblimet për k

ëto kategori të punonjësve do të përballohen nga fondi për pagat e personelit.

Ndërkohë të gjitha kategoritë e pensionistëve do të përfitojnë 50 mijë lekë të vjetra, ndërsa familjet me ndihmë ekonomike do të marrin 30 mijë lekë.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here