Mirela Kumbaro nis fushatën elektorale me studentët e Universitetit

0
469

 

Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro njëkohësisht kandidatja për deputete e PS, ka qenë pranë studentëve të Universitetit “Eqrem Çabej” ku organizoi një takim me temë “Bashkëpunimi në fushën e Trashëgimisë Kulturore”. Nuk ka asgjë të keqe të organizosh një takim me studentët por kur ky takim, ndërmerret në ambjentet e universitetit si një vatër e dijes dhe i pavarur politikisht, atëherë ky takim mund të quhet tërësisht i instrumentalizuar politikisht. Kjo sepse takimi u mbajt në orarin zyrtar mësimor duke përfituar që salla të mbushej me studentë të cilët vit pas viti, po firosen dhe kjo, për meritë të qeverisë Rama, e cila ka ngushtuar kuotat drejt zeros. Zonja Kumbaro, së bashku me ministrin tjetër të kabinetit Rama, Bledi Cuci, janë caktuar si dy kandidatët e parë për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës. Rrjedhimisht, ethet e fushatës elektorale, po startojnë dhe Kumbaron e Cucin i shikon katër ditë në Tiranë dhe tre ditë në Gjirokastër pikërisht për të vënë në lëvizje elektoratin e majtë madje edhe atë elektorat që është i paangazhuar politikisht sic janë studentët. Por ndërkohë rektori i Universitetit Bektash Mema, ka shuar cdo iluzion për përfshirje të Universitetit të Gjirokastrës në cështje elektorale politike apo përdorim nga ana e ministres së kulturës Mirela Kumbaro. Ai për Jugunews.net është shprehur se takimi i sotëm nuk është i rastësishëm por i përgjigjet filozofisë së re të universitetit për të qenë më i hapur me institucionet. Sipas rektorit Mema, Universiteti i Gjirokastrës, në thelb ka kulturën dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës. Por ndërkohë pyetjet lindin natyrshëm.

Ku ishte ministrja Kumbaro në këto katër vite?

Përse nuk e organizoi një takim të tillë në këto vite, por e gjeti rastin tani në fund të mandatit të saj si ministre????

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here