Misionin i përbashkët arkeologjik italo-shqiptar/ Zbulime të tjera në Parkun Arkeologjik të Finiqit

2
127

Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar ka kryer gërmime në sektorin A11, në Finiq, ku kanë dalë në dritë shumë blloqe që mbivendosen me njëri-tjetrin, ka bërë të ditur në rrjete sociale, ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Sipas specialistëve, efekti i tyre i përgjithshëm është mbresëlënës, pasi duken si gurët e një dominoje gjigante.

Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar ka kryer gërmime në sektorin A11, ku kanë dalë në dritë shumë blloqe që mbivendosen me njëri-tjetrin. Janë ato që kanë mbetur nga një mur i periudhës romake, i shembur ndoshta për shkak të një tërmeti. Sipas specialistëve, efekti i tyre i përgjithshëm është mbresëlënës, duken si gurët e një dominoje gjigante!

Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës.

Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005.

Që nga fillimi i viteve 2000 në Finiq gjendet Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar, me specialistë nga Universiteti i Bolonjës.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here