Mitsotakis i shtron drekë Ramës në shtëpinë e tij

Ashtu sic ishte paralajmëruar kryeministri Rama ka udhëtuar nga Turqia drejt Greqise për të tjerë takime të rëndësishme me kreret e këtij vendi.
Referuar burimeve diplomatike, do të ketë më së shumti në fokus kufirin detare dhe gjyqin ndërkombëtar mes Shqiperisë dhe Greqisë për këtë cështje, pa lënë menjanë edhe cështje të tjera si pandemia, vaksinat dhe bashkëpunimin rajonal.
Fillimisht kreu i qeverisë po zhvillon një takim informal me Ministrin e Jashtëm Dendias.
Pastaj ai do të drekoje me kryeministrin Mitsotakis në shtëpinë e këtij të fundit.
Vizita e papritur e kreut të qeverisë vjen pasi presidenti dekretoi pretendimin e Greqisë për të shtrirë me 12 milje kufirin ujor në detin Jon.
Për çështjen e detit, Tirana dhe Athina zyrtare janë dakordësuar për ta çuar në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë.
Por bisedimet mes dy homologëve vijnë pas vizitës së Ramës në turqi, ku nuk përjashtohet mundësia që në takimin kokë më kokë me Erdogan të jetë diskutuar edhe për konfliktin mes Ankarasë dhe Athinës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment