Mjekja pediatre në Sarandë rezulton pozitive me koronavirus, dezinfektohet qendra shëndetësore

0
171

Një mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore të Sarandës ka rezultuar pozitive me Covid 19. Ajo është karantinuar në banesë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Familjarët e saj kanë rezultuar negativ, por tashmë po qëndrojnë të izoluar në banesë. Gjithashtu janë izoluar në banesë edhe 3 infermiere të Pediatrisë, sepse pavarësisht se rezultuan negative ato do të ritestohen.
Në Qendrën Shëndetësore janë bërë dezifektime dhe konsultat tashmë do të vazhdojnë normalisht tek mjekët e tjerë pediatër .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here