Mjeku i prekur per here te dyte me COVID? Ish-ministri: Gafe ose ngjarje e habitshme!

0
181

Episod te cuditshem ose gafe te rende, keshtu e quan ish ministri Tritan Shehu deklaraten e sotme te ministrise se Shendetesise per ri infektimin me koronavirus te nje mjeku te prekur nga koronavirusi tre muaj me pare.
Reagimi i Tritan Shehut:
Komiteti kembengul pa dhene asnje prove per “zbulim e madh”, “perseritjen” e infektimit nga Covid 19!!!
Degjova perseri zedhenesen e atij Komiteti te insistoje ne ate “zbulim” te tyre duke e justifikuar kete me mundesine e krijimit te nje imuniteti te dobet nga “infektimi” i pare, para tre muajsh dhe desheroj tu kujtoj:
1- Deri me sot nuk ka asnje burim serioz ne Bote qe te mbeshtese teorine e perseritjes se infeksionit ne nje hark te tille kohor.
2-Ato raste qe u dyshuan si te tilla ne Japoni, ShBA, Kore e Jugut, Itali etj mbas debateve te gjera, egzaminimeve shume komplekse imunologjike, identifikimit direkt virusal me pajisje elektronike, genetike etj, u konkluduan se kishim te benim me dy mundesi, a) pozitivitet fallso ne egzaminimet PCR, b) mbeturina te ruajtura te virusit nga infektimi i dikurshem ose ai vete i “vdekur”, qe dhane pozitivitet, por aspak nje infektim te perseritur.
3- Deri tashti imunizimi mbas nje infeksioni, pra krijimi i anti trupave IgG eshte hasur ne 100% te rasteve, imunizim ky qe nuk zhduket ne harkun e tre muajve, gje qe hedh poshte “teorine e imunitetit te dobet”.
Nqs ai Komitet eshte i bindur per kete “zbulim boteror”, do te duhej qe per nje event te tille qe mund te komprometoje strategjine universale ndaj virusit dhe fatin e vaksines te:
— Te dalin te shpjegojne drejtuesit e atij Komiteti.
—Te komunikohet cfare egzaminime speciale, pervec asaj PCR nga i njejti laborator, mbeshtesin kete “teori”.
—Te njoftohet menjehere OBSh dhe institucionet me te rendesishme shkencore nderkombetare per kete “zbulim”, qe nqs vertetohet eshte i frikshem ne permbajtjen e tij.
—Ta publikojne rastin ne revistat me ne ze boterore duke e shoqeruar me te gjitha materialet shkencore, klinike, laboratorike etj.
Ose te pranoje se kjo deklarate e kembengulje pa baza ve ne dyshim shume…..!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here