Mjeku malazes që dashuroi Gjinokastrën

0
164

Nga Zija Basha

Ne Gjinokaster kish mbetur nje autoambulance angleze qe nga ndihmat e U.N.R-as me 1945. Shoferi i saj, Zisi e mirembajti sa ja zgjati jeten nja 30-40 vjet. Kur erdhen autoambulancat nga vendet komuniste, ate e mori Drejtoria e Sherbimit Shendetsor ku ne vitet ’60 e drejtonte Dr. Shemsho Baboci e ne vitet ’70 Dr Vladimir Bashari.

Kjo ambulance conte ne cdo fshat te Gjirokastres nje ekip te perkushtuar per eliminimin e semundjeve infektive, paraziteve te c’do lloji etj. Ne kete ekip bente pjese edhe nje djale i holle e i gjate malazes Drago Vujoshevic. Ishte arratisur nga shteti komunist jugosllav per arsye politike dhe erdhi ne vendin tone per strehim. E derguan ne Gjirokaster. Ne vitin 1964 fillova pune ne fshatin tim Lazarat dhe puna me nxenesit me njohu me kete djalosh te perkushtuar e mjaft inteligjent.

E dashuronte qytetin e Gjirokastres dhe krijoi familje duke u martuar me nje vajze te mire gjirokastrite. U gezuan edhe me 2 djem te mire qe i rritnin me kujdes prinderor. Dragua u kompletua me arsimin e larte profesional si dermatolog dhe kaloi ne Spitalin e Gjirokastres. Pergatitja e larte profesionale, puna e perkushtuar, korrektesia ne marredheniet me pacientet dhe personelin e spitalit, e beri Drago Vujoshevicin nje personalitet te respektuar ne mbare opinionin gjirokastrit dhe krahinave e rretheve fqinje.
Ne mengjez heret te 24 shtatorit 1978 time shoqe e dergova ne spital per lindje ne gjendje te veshtire. Ne pranim te spitalit ishte doktor roje doktor Drago Vujoshevic. E shtroi shpejt, por tha se nuk kishte mjek gjinekolog se doktor Andrea, nje djale i mire nga Dropulli, shkoi heret ne Zagori per nje lindje te veshtire. Doktor Filip Kote ishte ne plazh.

Me mbajti me shprese e me tha qe do te bente te pamunduren qe nena e femija te mos kishin pasoja. Merrte ne cdo 20 minuta per gjendjen e gruas time kryemaminjen. Po afronte ora 8 e mengjezit per te dorrezuar sherbimin, por me premtoi “Pa lindur zonja nuk do shkoj ne shtepi”.
Ne oren 8 kreu dorrezimet tek mjeku Hodo Cela nga Lazarati. Kur po hiqte perparesen e bardhe te mjekut tek dera u shfaq nje burre i shkurter me kostum te zi. Ballin e kishte te gjere e pak te pjeret me floke te krehura lart me pake kacurrela anash. Koka i delte menjehere nga trupi ku dallohej nje gushe e gjere. Pershendeti, buzeqeshi pak dhe filloi biseden me doktor Dragon.

Doktor Hodua dicka shkruante. Une dola jashte e u mbeshteta tek muri spitalit duke menduar per hallin tim. Pas dy minutash dolen te dy jashte duke qeshu. Doktor Dragua me perseriti premtimin “Pa lindur zonja nuk shkoj ne shtepi”. Burri me kostum te zi i tha:
-Doktor Hodua eshte djale i mire.
-Jo vetem djale i mire, por edhe mjek i mire.-ju pegjegj doktor Dragua.
-Shkojme pime kafe tek bufeja tek ura e lumit?-i tha burri me kostum te zi.
-Shkojme-i’a ktheu doktori. (bufeja ishte 200 metra larg e s’kish te tjera afer.)
Ne keto momente vjen me zhurme e shpejtesi nje xhip sovjetik dhe frenoi prane kembeve te tyre duke ngritur pluhur perpjete, shume pluhur. U hapen dyert e prapme te xhipit e me shpejtesi dolen 3 oficere ushtarake e njeri me pistolete ne dore tha:
-Drago Vojucevic,ne emer te popullit jeni i arrestuar!
-Pse c’kam bere qe me arrestoni? -u pergjegj Doktori.
-Ke ngrene buken e Enver Hoxhes e ke bere duvane e Titos.-i foli nje ze burri ne krahe te shoferit.
-A qen bir qeni ti je spiuni?-i tha doktori.
Une dhe doktor Hodua ngelem te habitur nga ky veprim harbut i sigurimit perballe nje njeriu i profesionit human e nuk e njohem personin qe foli. Doktorin e futen ne xhip me duar te lidhura nga mbrapa dhe u larguan. Nje oficer me burrin me kostum te zi dolen nga lulishtet e spitalit drejt lagjes “18 shtatori”
Me doktor Hodon qendronim si te shushatur pa folur teper te tronditur.
-Mblidhe nje cike vella se je zverdhur shume!- i thashe doktor Hodos.
-Edhe ti si ftua je bere o Zija vellai, po emocioni e frika keto pune kane. S’kemi gje ne dore.
U burgos doktori e shume te tjere si ai se ne gusht te 1978 u be divorci i trete i komunizmit primitiv shqiptar nga Kina dhe duheshin kurbane per prapagande per te terrorizuar populin.

Familja e Doktor Drago Vujoshevicit do te vuante pasojat me skamje ekonomike e diskreditim politik si familje e “armikut te popullit” duke deshiruar burrin e familjes dhe babane e dashur plot 12 vjet me radhe pa asnje faj neper burgjet e diktatures. Tre bashkvuajtes te tij nga Lazarati do te tregonin per te se ishte ne burg nje qendrestar, shembell per te burgosurit politike. Ajo paradite shtatori 1978 per mua mbetet nje perjetim qe s’do ta harroj gjithe jeten.

Mbasditen e perjetova me gezim se me lindi djali e me shpetoi bashkshortja, por me mbeti fiksim pyetja: Perse, perse jeta e njeriut human dhe e familjes se tij te goditeshin ne ate menyre, ashtu, pa meshire. Pas daljes nga burgu qendroi edhe per pak kohe ne Gjirokaster qe e donte shume, po punet nga ne shkonin rremuje dhe u riatdhesua por here pas here kthehej ne qytetin qe dashuronte me shpirt.

Respekt per doktorin human Drago Vujoshevic!

Shkruaj nje koment