Mjeshtër i Madh (pas vdekjes) për publicistin Novruz Shehu

0
653

Presidenti i vendit Bujar Nishani, ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i madh”, pas vdekjes, një prej intelektualëve të shquar të Tepelenës sic ishte Novruz Shehu. Ceremonia e nderimit të njërit prej publicistëve më të njohur në vend, është organizuar dje në ambjentet e Presidencës së Shqipërisë ku të pranishëm kanë qenë familjarë të Shehut, të afërm dhe personalitete nga fusha të ndryshme. Presidenti Bujar Nishani, në fjalën e rastit, ka vlerësuar mjaft figurën e Novruz Shehut dhe kontributin që ai ka dhënë në fushën e publicistikës dhe historisë. Dekreti që mban numrin 10023 dt 20.02.2017, e vlerëson Novruz Shehun urdhërin “Mjeshtër i madh”, me motivacionin “Si autor i disa veprave letrare dhe studiues i palodhur e i përkushtuar. Me punēn e tij ka kontribuar në ndriçimin e figurave të rëndësishme të mendimit ndryshe, duke ndihmuar në shkrimin sa më të saktë të historisë së Shqipërisë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here