Modeli i FRESSH që ofron Rama, si ai i rinisë naziste që ofronte Hitleri

0
478

Nga Armand Maho

Takova dje nje mikun tim qe ka djalin maturant ne nje nga gjimnazet e Tiranes. I revoltuar po me tregonte se kish ndonja 1 muaj qe i biri i kerkonte te antaresohej ne FRESH. Jo se kish ndonje ideal, dhe ky seshte se merret me ndonje parti. Sheh me se shumti hallin e vet.

Arsyeja qe i biri donte te antaresohej ishte se FRESH-istet e shkolles se tij kishin ca kohe qe ishin bere rehat. Ne shkolle nuk shkonin, dhe tere diten i benin karshillek te tjereve nga kafja perballe.

Mungesat nuk i merreshin, nga mesuesit natyrisht, keta te fundit kishin urdher ndersa notat i merrnin njesoj me ata nxenes qe rrinin tere diten mbi libra. Jo vetem kaq, por kishin marre dhe premtimin se provimet dhe shkolla do i dilnin pa kapur liber me dore. Mesuesit nuk guxojne ti pyesin, sepse pergjigjen e kane ne maje te gjuhes,plus qe mund te rrezikojne vendin e punes.

Te njejten gje ma konfirmoi dhe nje e njohura ime qe ka vajzen tek gjuhet e huaja ne gjimnazin Asim Vokshi . Dhe ajo te njejtin problem kishte. Nuk e kam idene se sa i shtrire eshte ky fenomen, por duket se Rama i ka shenjestruar ata qe votojne per here te pare. Duke perfituar nga fakti se skane ndonje formim ideologjik, ose ngaqe nuk e ndjejne aq shume ne kurriz krizen pasi jane prinderit ata qe pergjigjen per ta natyrisht genjehen lehte. Dhe forma eshte zgjedhur. Ske pse meson, ske pse shkon ne shkolle, ske pse ben asgje mjaft te antaresoshesh ne FRESH dhe te japesh voten per PS dhe gjithcka mund te arrihet qe nga kafja perballe.

Ne te gjithe vendin jane 40 mije maturante, qe dalin cdo vit nga bankat gjimnazeve dhe i drejtohen universiteve. Kjo qe po behet eshte metoda me djallezore qe mund te perdoret per te arritur synimet politike. Te fusesh ne krize morale te ardhmen e ketij vendi, eshte sherbimi me i keq ndaj tij. Ta therrasesh ne takime duke i premtuar dite pushimi dhe duke perfituar nga marria e moshes, per te degjuar se si lideri suprem krahasohet me Skenderbeun dhe seshte cudi te krahasohet dhe me mesine, eshte jo vetem e ulet por edhe neveritese.

Ky brez po kthehet ne nje armate te tere injorantesh, po intimidohet po injektohet me brockulla propagandistike mjafton qe ti sigurojne votat Rames per nje mandat tjeter. Nje veprim qe as diktatura ska guxuar ta beje dhe ska ndodhur as ne ditet me te veshtira te ketij vendi. Perngjan me shume veprimet e Hitlerit me rinine naziste. Merr pjese ne takimet e liderit, shko ne takime, rekruto moshatare mblidh vota pa ske nevoje per dije, se per te mendon pushteti. I gjithe mundi, dhe perkushtimi i prinderve te tyre po flaket tej per qellime pushteti ne menyren me bastarde. A mund te veproje nje qeveri e tere keshtu me njerzit e saj? A mund te flaket keshtu mundimi dhe sakrifica e atyre prinderve qe kane investuar per femijet per disa vota me shume?

A mund te manipulohen mendjet e adoleshenteve ne kete derexhe? Cjane keta qe po na perzene me cdo mjet nga vendi yne, duke u munduar te vjedhin dhe femijet! Dhe pretendon se po ben shtet ky! Pse ky eshte shteti!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here