Modernizimi i teknologjisë rrit koston e Censit, rreth 2 mln euro më shtrenjtë

0
139

Sot nisi Censi i Popullsisë dhe i Banesave i cili do të zgjasë për 6 javë dhe finalizohet më 28 tetor. Të dhënat e para që do të grumbullohen nga Censi do të bëhen publike në qershor të vitit 2024.

Sipas të dhënave të marra nga INSTAT, të përpunuara nga SCAN Intel, kostoja totale e parashikuar për realizimin e Censit këtë vit është 16.9 milionë euro. Rreth 55% të buxhetit për realizimin e Censit e mbulon qeveria shqiptare, ndërsa 28% mbulohet nga Komisioni Evropian.

Nga një përllogaritje bazuar në të dhënat e shpenzimeve totale del se për frymë kostoja e Censit për këtë vit është rreth 6 euro. Krahasuar me vitet e mëparshme, rezulton se Censi ka kushtuar më pak. Në vitin 2011 kostoja e Censit është përllogaritur rreth 15 milion euro, ndërsa kostoja reale ka qenë 11.3 milion euro.

Krahasuar me Censin e kaluar, këtë vit kostot janë rreth 1.9 milion euro më shumë.

Investimet për realizimin e Censit këtë vit duken se janë më të lartat, edhe si pasojë e modernizimit të infrastrukturës teknologjike që do të përdoret këtë vit. Nga informacionet që “Instituti i Statistikave” ka bërë publike buxheti do të shpërndahet në burimet njerëzore, pajisjet teknologjike, logjistikë, gjeoinformacioni e IT si dhe publiciteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here