Monedha euro që vlejnë deri në 2.000 euro

0
229

Tetë janë prerjet e monedhës së euros aktualisht në qarkullim. Të gjitha janë njësoj për nga forma dhe pesha. Ndryshimi i vetëm qëndron në hapësirën anësore, ku secili vend I unionit ekonomik dhe monetar, ka të drejtën të “stampojë” pamjen që dëshiron.

Në Europë qarkullojnë 184 variante të monedhës së përbashkët. Disa prej të cilave, mund të vlejnë shumë më tepër nga sa mendohet. Kjo vlen veçanërisht për monedhat prej 2 euroshe, që janë ndër më të përdorurat. Sipas ekspërtëve, ka në mesin e tyre dhe monedha të rralla të prodhuara në sasi tepër të vogla dhe më shumë për koleksionuesit, që mund të vlejnë deri në 2.000 euro.

Shkruaj nje koment