Moratoriumi i pyjeve. Rritet çmimi i mobiljeve

0
194

Ndalimi i prerjes së pyjeve për një periudhë 10-vjeçare ka ndikuar në rritjen e çmimit të mobiljeve. Sipas përfaqësuesve të kësaj industrie tashmë lënda e parë sigurohet vetëm nga importi e si rezultat çmimi i produkteve përfundimtare është rritur me 30%.

Por referuar mobiljeve që prodhohen për eksport, përpunuesit e drurit janë të favorizuar duke qenë se kanë zbritje të TVSH-së.

Tregëtarët vlerësojnë moratoriumin, që ndikon në mosabuzimin me pyjet, por nga ana tjetër prej 2-3 vitesh ata po përballen me vështirësi për gjetjen e lëndëve të para.

Ato detyrohen t’i gjejnë në zonat përreth Malit të Zi, në Bosnje, Bullgari, Rumani, Ukrainë dhe vështirësitë janë të mëdha. Kjo ndikon drejtpërdrejt edhe tek çmimi, pasi çmimi është në tregun ndërkombëtar dhe ka një rritje mbi 30% nga tregu i vendit.

Moratoriumi i pyjeve ka nisur të zbatohet  që në vitin 2016 dhe do të jetë në fuqi për një periudhë 10–vjeçare. Sipas tij ndalohet prerja e pyjeve dhe përdorimi si lëndë e parë, me përjashtim të rasteve kur ato mund të përdoren për dru zjarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here