Morën peng të riun, arrestohen 3 persona në Gjirokastër

0
827

Policia ka arrestuar 3 persona pasi i hoqën lirinë  dhe ushtruan dhunë ndaj një 19-vjeçari.

Menjëherë pas kallëzimit të një 19-vjeçari, se 3 shtetas e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Pas hekurave ranë shtetasit; Kristo Xhelili, Mustafa Muhametaj dhe një 15-vjeçar, për veprat penale penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “ Dëmtime të tjera me dashje”.

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Shkruaj nje koment