Mori para për të pushuar çështjen, lirohet nga burgu ish-prokurori i Sarandës

0
188

Gjykata e Beratit ka liruar ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili u dënua me vendim të formës së prerë më 3.6 vite burg.

Hasa depozitoi pranë gjykatës kërkesën për të përfituar liri me kusht dhe togat e zeza e pranuan.

Në maj të vitit 2022, Gjykata e Apelit prishi dënimin me 2 vite burg që ishte dhënë nga Shkalla e Parë për ish-prokurorin e Sarandës dhe vendosi ta dënojë atë me 3 vite e 6 muaj burg.

Hasa dyshohet se mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një personi që prokurori kishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen.

Shkruaj nje koment