Nga Indrit Vokshi
Mos e shani popullin. Se ishte po ky popull e mbajti PD-në 13 vjet në pushtet. Çfarë i bie në ketë rast? Të kërkosh fajin tek populli, dmth të refuzosh të kërkosh pikat e dobëta tek vetja. Të refuzosh të përmirësohesh. E ndoshta kjo mendësi është edhe arsyeja se pse për popullin s’po jemi më tërheqës se paratë dhe show i Edi Ramës. Se pse e vërteta jonë vlen më pak se rrena e tij. Se nuk kemi ditur ta përcjellim me zemër e përulje por jemi sjellë sikur populli e ka për detyrë të na besojë. Se s’kemi forcuar alternativën tonë por jemi munduar të imitojmë Ramën në propagandë e mënyrë me mendimin se ajo gjë, kurimi, ka sukes. Ika unë tani, se kam kaluar 15 orë në numërimin e votave të popullit. Po dëgjoj ndonjë Aerosmith të paqtohem dhe shkruhemi prapë.