Shoh që e kanë normalizuar si armik George Sorosin.
Njëlloj si Greqinë e Serbinë, tani kanë Sorosin.Skam ndonjë lidhje me Soros, as si rrjet, as si model njeriu, se sjam nga këta që spitullohen e luajnë qerpikët si barbi apo t’hollojnë zërin, duke folur për “lotët e nënave” (këta i ka qejf fondacioni Soros). Më parë bëhem me modelin bukdhans të Tom Doshit apo me shtetarin klasik të Putinit, sesa me këta pussy-cat-dolls të modernitetit. Si model them, jo si interesa.Veç dua të them: armiku nuk është në Washington. Armiqtë e Shqipërisë nuk flenë në Washington, kjo është faktuar në 1999, në 2008 e deri sot. Sorosi është infrastrukturë amerikane, eksporti i demokracisë me ojq, feja që perandoria u çon popujve. Por po krijohet një armik, pa lidhje.Propaganda ruse është e kolauduar: të minojë dhe shkatërrojë eksportin e “fesë amerikane” në Europë, duke paraqitur se nuk është Amerika por Sorosi me kokën e vet.Ata që nuk kuptojnë, e hanë grepin, peshkohen. Sepse vakumi do mbushur. Popujve të dështuar u duhet gjithmonë një fajtor. Dhe për të qenë në rregull me mafian vendore të brendshme, fajtorin e gjejnë jashtë, larg.Thjesht mos u bëni peshq. Mos hani karremin te grepi.