“Mos u tallni me fshatin!”/ Fermerët protestojnë për çmimin e naftës, kërkojnë subvencione

0
184

Një tjetër protestë u zhvillua këtë të diel nga fermerë të cilët kundërshtojnë rritjen e çmimeve.

Dhjetëra fermerë u mblodhën në aksin Lushnje-Berat, duke protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe mungesën e subvencioneve.

Fermerët kërkojnë rritjen e fondeve të qeverisë për bujqësinë.

Në pankartat e shpalosura ironizohet qeveria që nuk është besnike ndaj premtimeve për fermerët, por flirton me PPP-të dhe koncesionet.

“Mos u tallni me fshatin”, apo “Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë”, ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e protestuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here