Mosbindja Civile, paralizon aksin e jugut të enjten, ja ku do të mblidhen protestuesit

0
138

Qytetarët e jugut të Shqipërisë që do të udhëtojnë drejt Tiranës dhe anasjelltas, duhet të marrin masa pasi ditën e enjte ora 10:00 do të bllokohet aksi i autostradës Lushnje-Fier në vendin e quajtur ‘rotondo tek Pilo Lala’, kanë pohuar burime konfidenciale nga brenda selisë blu për Jugunews.net.

Në orët e para të pasdites së sotme ka qënë një vendim i përbashkët i  krerëve të opozitës të cilët pohuan se nga e enjtja kalohet në mosbindje civile, protesta, bllokime aksesh rrugorë të rëndësishëm.

PD do të bllokojë disa nga akset kryesore nacionale në Tiranë, Vorë, Lushnje, Fier, Elbasan, Korçë, Lezhë. Mësohet se në selinë blu po zhvillohet organizimi për përcaktimin e nyjeve që do të bllokohen. Vendimi për mosbindje civile u mor ditën e djeshme nga opozita e bashkuar në mbledhjen e përbashkët të grupeve parlamentare PD dhe LSI.

Deputetët demokratë ishin tek drejtoria e policisë në mbështetje të thirrjes për lirimin e protestuesve dhe gati për të shkuar në Kukës për seancën e masave të sigurisë ndaj protestuesve. Çfarë vjen pas të mërkurës pritet ende të vendoset.

Shkruaj nje koment