Një të moshuari në fshatin Gusmar të Tepelenës, i janë zbuluar thasë me kanabis. Bëhet e ditur se 83 vjecari Z.B. do të hetohet në gjendje të lirë pasi policia gjatë një aksioni një ditë më parë, i gjetën në banesën e tij që kishte kohë që nuk jetonte, disa thasë me kanabis me peshë totale prej 57 kg.
Sasia e kanabisit, pas hetimeve fillestare, dyshohet se është magazinuar në banesën e braktisur të të moshuarit, nga dy persona të panjohur nga policia.
Këtë dëshmi e ka dhënë në polici, vetë i moshuari i cili ka qenë i pafuqishëm të dëbojë sasinë e kanabisit nga prona e tij.
Mirëpo ky fakt nuk është marrë në konsideratë nga policia e cila ka vepruar në rrugën më të shkurtër duke proceduar penalisht në gjendje të lirë të moshuarin për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Ndërkohë poseduesit e vërtetë, nuk jane zbuluar ende.