Moska paralajmëron: Rrezikojmë një Luftë të Tretë Botërore.Kërcënimi i luftës bërthamore është real

Rusia ka paralajmëruar rrezikun “real” të një Lufte te Tretë Botërore, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke shtuar se një luftë bërthamore do të ishte “e papranueshme”.

Rreziku është serioz, dhe real dhe nuk duhet nënvlerësuar” ka thënë Lavrov per Russian First Channel 

Ai kritikoi gjithashtu qasjen e Kievit ndaj bisedimeve, duke shtuar: “Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Por nëse nuk është reciproke, kjo nuk e ndihmon procesin e negociatave”.

Ministri i Jashtëm rus ka thënë gjithashtu se dërgesat e armatimit perëndimor në Ukrainë do të thotë se aleanca e NATO-s është “në thelb e angazhuar në luftë me Rusinë”.’

Në një intervistë të transmetuar të hënën, ai tha: “Këto armë do të jenë një objektiv legjitim për veprimin ushtarak të Rusisë në kontekstin e operacionit special.

Lavrov i tha gjithashtu televizionit shtetëror rus se : “NATO, në thelb, është i përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues. Lufta do të thotë luftë” citon BBC.

Reagon Kievi

Të hënën, (25 prill 2022) Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi në Twitter se komentet e fundit të Lavrov ishin një tregues që Rusia kishte humbur “shpresën e saj të fundit për të trembur botën që të mos mbështeste Ukrainën”.

“Kështu flitet për një rrezik ‘real’ të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë vetëm se Moska ndjen humbjen në Ukrainë,” shkroi ai në Twitter.

Disa ditë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij bërthamore të ishin në gatishmëri.

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë thënë se nuk duan ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në Ukrainë, për të shmangur rreziqet e një Lufte të Tretë Botërore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment