Mosmbajtja e maskave, policia gjobit 171 qytetarë

0
135

171 qytetarë jane gjobitur ditën e sotme për mosmbajtjen e maskës.
Njoftimi i plotë:
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, angazhim maksimal për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.
Punonjësit e Policisë vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre.
Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete.
Në të gjithë vendin janë vendosur 171 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.
Shërbimet e Policisë do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here