Mostoleranca ndaj laktozës. Kur qumështi të dëmton shëndetin

0
62

Ndërsa shumica e njerëzve shijojnë qumështin pa problem, ka njerëz që mund të hasin në pengesa kur konsumojnë qumësht.

Shqetësime të tilla si fryrje të barkut, ndjenjë dobësie në trup e vështirësi në tretje, më së shpeshti paraqiten si shkak i mostolerancës ndaj laktozës, gjendje e cila pengon tretjen normale të sheqerit i cili gjendet në qumësht dhe produktet e qumështit.

Mostoleranca ndaj laktozës është pasojë e veprimit të zvogëluar apo  mungesës së enzimave të laktozës. Gjatë veprimit normal, enzimat e tilla e shpërbëjnë laktozën në sheqerna më të vogla, të cilat mund të kalojnë lehtësisht përmes murit të zorrëve në gjak.

Në mungesë të enzimave në zorrën e hollë mbetet laktoza e patretur, e cila shkakton simptoma të pakëndshme. Gjendja mund të jetë e lindur ose e shkaktuar nga sëmundjet e ndryshme inflamatore të traktit gastrointestinal, të cilat në mënyrë kalimtare ose kronike pamundësojnë veprimin e laktazës.

Krahas zhvillimit ekonomik, teknologjisë dhe tregjeve, në botë është zhvilluar edhe industria e ushqimit, ku njerëzit të cilët kanë preferenca apo probleme të ndryshme shëndetësore, me lehtësi mund të gjejnë produktet e përshtatshme.

Përmes qumështit pa laktozë edhe njerëzit që ndjejnë shqetësime gjatë konsumit të qumështit, mund të marrin vitaminat dhe proteinat e nevojshme që gjenden në qumësht.

Kështu, prodhuesit komercial përmes shpërbërjes enzimatike kanë shpërbërë pjesën më të madhe të laktozës, duke i ruajtur materiet ushqyese të qumështit, për ta bërë atë më të lehtë për tretje, pasi shumica e njerëzve jotolerantë ndaj laktozës vuajnë nga fryrja e barkut, mundimi apo çrregullime në sistemin tretës.

Njerëzit që nuk mund të përdorin qumështin e rregullt mund të marrin vitaminat dhe proteinat e nevojshme, njësoj si  ata që përdorin qumështin e rregullt, vetëm se nga qumështi pa laktozë.

Shkruaj nje koment