Moti i acartë, ARRSH: Shpërndahet kripë në rrugë, borëpastrueset në terren

0
135

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes e të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të rreshjeve te dëborës dhe ngricës që ka përfshirë vendin.
Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ndërsa është punuar për shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Sipas njoftimit zyrtar në këto akse rrugore qarkullimi kryehet paproblem.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme
Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here