Moti i keq/ Agjencia E Mbrojtjes Civile shkresë 5 Prefekturave: Rrezik për përmbytje, merrni masa për popullsinë

0
172

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar një shkresë 5 prefekturave të Shqipërisë duke i paralajmëruar të marrin masa në dy ditët në vijim pasi do të ketë stuhi dhe reshje të dendura shiu.
Sipas AKMC, zonat që rrezikojnë janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja nëveri, ndërsa në jug Gjirokastra, Lezha, Fieri dhe Vlora.

NJOFTIMI NGA AKMC:
AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. Apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale. Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here