Moti i keq, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

0
78

Si pasojë e motit të keq Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe nëse kalojnë në segmente që kanë prezencë dëbore, të përdorin zinxhirë.

Njoftimi i ARRSH:

Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore.

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin

Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore

Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shkruaj nje koment