Moti i keq , ARRSH apel shofereve

0
186

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve nacionale, ku gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

 Sipas ARRSH, kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

 ARRSH ka një apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këto akse rrugore.

“Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here