Moti i keq dëme të shumta në Gjirokastër kryesisht në bujqësi dhe infrastrukturë

0
160


Rrebeshet e shiut që kanë pushtuar Gjirokastrën orët e fundit kanë sjellë dëme të shumta në infrastrukturë dhe bujqësi.Tokat bujqësore kanë përfunduar nën ujë ndërsa prodhimet pluskojnë sipër.Pemë të shumta janë rrëzuar nga era dhe nga shiu duke u shkaktuar banorëve të qytetit dëme materiale në shtëpitë e tyre.Përroi i rrezikshëm i Çullos doli nga shtrati duke vërshuar në rrugët e Gërhotit dhe duke vënë para gjithçka që gjeti.Rrugët e qytetit u pushtuan nga uji i bollshëm dhe inertet .Trotuar të mbuluar nga uji i cili nuk përtoi por hyri edhe brenda në dyqane.Problematike është situata në lagjet periferike të qytetit ,ku për shkak të rrugëve të paasfaltuara ,uji i ka gërryer akoma më keq duke bërë të pamumdur automjetet e ulëta të lëvizin lirshëm.Shqetësuese mbetet edhe tregu industrial i cili aktualisht është në pushtetin e ujit.Në pjesën muzeale ,kalldrëmet janë mbuluar nga uji ndërsa raportohet se uji i shumtë dhe lagështia ka nxjerrë një pjesë të tyre prej vendit.Moti i keq u paralajmërua edhe mëparë nga IGJEUM se në qarqet kryesisht në jug dhe juglindje të vendit do kishte përmbytje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here