Moti i keq/ Drejtoria Detare ndalon daljen e mjeteve të vogla lundruese

0
125

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëroi për një përkeqësim të motit sot dhe nesër, 25-26 nëntor 2023.

Në njoftimin e publikuar thuhet se “në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 25 – 26 nëntor 2023 duke filluar nga ora 12:00 e datës 25 nëntor në drejtimin veriperëndim deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Njoftohen drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe të marrin masa.”

Po ashtu anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 26 nëntor 2023.

Shkruaj nje koment