Moti i keq i 24 orëve të fundit/Probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike në Qarkun e Gjirokastrës

0
28

Moti i keq i 24 orëve të fundit ka rikthyer mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të Qarkut të Gjirokastrës.
Më problematike ka qenë situata në Tepelenë ku ka munguar për rreth 12 orë energjia elektrike në fshatrat si : Martalloz, Buz, Rabie, Ane Vjose, Mamaj kjo si pasojë e erës së fortë .Por në këto zona është ndërhyrë vetëm ditën e sotme për të normalizuar situatën. Probleme ka patur dhe në Zagori e cila ditën e djeshme u përfshi dhe nga reshjet e dëborës. Ndërprerje të energjisë elektrike ka patur edhe ditën e sotme në disa lagje të qytetit por në intervale kohore më të reduktuara . Ndërprerja e energjisë elektrike sa herë që bën kohë e keqe është një problem i mbartur ndër vite për qarkun e Gjirokastrës e për fatin e keq i paevitueshëm.

Shkruaj nje koment