Moti i keq , ja situata ne qarkun Gjirokaster

0
30

Tepelene. Bllokohet rruga qe te çon ne fshatrat malore te Njesise Administrative Kurvelesh. Burimet nga vendngjarja konfirmojne se si pasoje e rreshjeve intensive, eshte bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasoje e renies se inerteve nga lartesite. Si rjedhoje ngelen te izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivice, Progonat, Lekdush dhe Bënçë. Po punohet per heqjen e mbetjeve nga rruga.

Njesia Administrative Odrie Bashkia Gjirokaster. Çahet diga qe mban perroin ne fshatin Hundëkuq. Kercenon me permbytjen e rruges qe te con ne kete fshat e cila deri tani eshte e kalueshme. Dite me pare kjo dige u sistemua permes nje skrepi. Nderkaq probleme paraqet edhe rruga rurale mes dy fshatrave ne Labove ku ka rreshkitje ne afersi te ish shkolles. Punonjes te Bashkise gjenden ne vendngjarje ku po merren me vleresimin e metejshem te situates permes skrepit. Nderkaq mungon energjia elektrike ne te kater fshatrat e kesaj Njesie Administrative
Hundëkuq, Tërbuq, Labovë dhe Andon Poçi.

Merr flake kabina elektrike ne Lazarat, mbeten pa energji gjysma e fshatit. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Kordhocë pjesa e poshtme e fshatit Lazarat ku njëra prej kabinave elektrike u perfshi nga flaket e zjarrit. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e PMNZSH, OSHEE dhe policise te cilat kane bere te mundur shuarjen e flakeve dhe shmangijen e nje ngjarjeje qe do shkaktonte situate kritike. Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasoje e nje falsokontakti.

Ndersa probleme ka pas dhe me perroin e Sopotit qe ka bere te pakalueshme rrugen duke izoluar serish lagjen Lenxat.

Probleme me furnizimin me energji elektrike ne Permet. Fshara te tera pa korrent ne Njesite Administrative Frashër, Petran, Çarshovë Bashkia Përmet, nderkaq edhe ne fshatrat e Bashkise Kelcyre energjia elektrike ashtu si ne Permet mungon orej 24 oreve.

Shkruaj nje koment