Gjirokastër/ Moti i keq lë Kardhiqin 3 ditë pa drita

0
168

Prej 3 ditësh në fshatrat e njësisë admnistrative Cepo në Gjirokastër ka patur shkëputje të energjisë elektrike , kryesisht në fshatin Kardhiq. Sipas banorëve , energjia elektrike shkëputet herë pas herë, kjo si pasojë edhe e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Kemi 3 ditë pa drita . Ra një shi dhe i hoqën. Po kur të vi dimri si do ja bëjmë. I marrim në telefon ata të shërbimit operativ dhe nuk përgjigjen. Drita paguajmë dhe drita nuk kemi. Për të mos folur për dëmet, na kanë djegur disa pajisje shtëpiake. Kërkojmë të ndërhyet menjëherë”– thotë një banor i fshatit Kardhiq për jugunews.net


Kjo situatë ishte në dimër kjo është dhe tani , mjafton një shi e ne mbetemi pa drita . Të ishte punuar gjatë verës ta zgjidhnin , jemi taksapagues të rregullt përse duhet të na mungojë shërbimi?!-thotë një banore tjetër.


Moti i keq i ditëve të fundit ka shkatuar probleme në të gjithë vendin ndërsa shqetësuese mbetet gjendja në fshatra ku ndërhyrja e instancave është përherë e cunguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here