Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë, sinoptikani: Reshjet nuk ndalen deri të hënën, në veri do ketë borë

0
144

Prej ditës së djeshme, vendi ynë u godit nga stuhia “Ciaran”, e cila tashmë ka goditur pjesën më të madhe të Evropës duke shkaktuar dëme dhe viktima.

Sinoptikani nga “Meteoalb”, Akil Osmani tregoi në “Ora News” se si do jetë moti në ditët në vijim.

Sipas tij, reshjet nuk do ndalen deri të hënën, ndërsa në Veri të vendit priten reshje bore.

“Dita e djeshme dhe mëngjesi i sotëm, ka pasur reshje intensive në të gjithë territorin shqiptar, nuk ka pasur zona që kanë shpëtuar.

I gjithë vendi ynë ka qenë në mbizotërimin e reshjeve, herë pas here në formën e rrebesheve, duke bërë që të kemi dhe problematika të ndryshme, për sa i përket përmbytjeve.

Orët vijuese sjellin dobësim të këtij sistemi me reshje shiu, duke bërë që reshjet të jenë në sasi shumë më të pakta.

Pjesa e parë e ditës së diel do të vijojë të ketë një mot më e qëndrueshëm, duke bërë që zonat jugore dhe qendrore të jetë ato të cilat të kenë ndikim vranësirat, por jo reshjet.

Në zonat veriore, pritet që reshjet e shiut të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit.

Në pjesën e dytë të ditës, pritet të kemi zhvillim të vranësirave, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë.

Pritet që në zonat veriore reshjet të jenë edhe në formën e rrebesheve, në skajin verior pritet të jenë më të dukshme, ndërsa pjesa tjetër e vendit tonë pritet ti ketë reshjet, por në sasi të pakta“, u shpreh Osmani.

Shkruaj nje koment