Moti i keq mbërthen Greqinë

0
179

Zona të tëra janë përmbytur ndërsa shumë shtëpi janë dëmtuar si pasojë e stuhisë me shira të rrëmbyeshëm që ka mbërthyer Greqinë.

Mediat greke raportojnë së gjendja është tepër kritike ndërsa forcat e emergjncës po evakuojnë zona të tëra.

Rrugët janë përmbytur nga dalja e lumenjve, si dhe dëme të mëdha në shtëpi janë pësuar në zonën e Halkidikisë, në Kavala dhe në Thaso.

Halkidiki është edhe vendi më i dëmtuar deri më tani nga stuhitë dhe vërshimet. Bëhet me dije se edhe ishulli Thaso është izoluar si dhe është mbyllur porti për shkak të motit të keq.

Raportohet se stuhia po vazhdon me të njëjtin tension në zonën veriore të Greqisë ku situatë dramatike paraqitet edhe në Olimpiada dhe në Nea Marmara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here