Moti i keq mbulon vendin, ja kur do të dalë dielli

0
170

Me motin e keq të ditëve të fundit, pranvera akoma nuk është ndier dhe sipas parashikimit të sinoptikanëve, edhe java e ardhshme do të jetë në të njëjtat kushte atmosferike, megjithatë temperaturat do të fillojnë të rriten dalëngadalë edhe pas kësaj të diele që do të sjellë ndryshimin e orës verore.

Moti i keq që ka mbuluar vendin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Kjo javë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e rreshjeve të shiut dhe borës si dhe nga temperaturat e ulëta.  Pritet një rritje e temperaturave në fillim të javës së ardhshme, por nuk do të ketë ditë me diell. Ditët tipike të ngrohta të pranverës do të vijnë në datat 2 dhe 3 prill

Dita e sotme parashikohet të jetë e ftohtë dhe me reshje të konsiderueshme. Dëborë do të bjerë deri në 20- 30 cm. Sasia e reshjeve që parashikohet deri të martën është e pakët. Shpejtësia e erës do të jetë 50-60 km/h. Një rritje e temperaturave pritet të dielën, të hënë dhe të martën. Në fundjavë do të ketë reshje të dobëta dhe të përkohshme si dhe kthjellime të përkohshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here