Moti i keq ndjek edhe fundjaven

0
87

Reshjet intensive të shiut pritet të sjellin problematika në disa qarqe të vendit. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve përqendrimi më i madh i reshjeve do të jetë të Premten dhe të Shtunën.

Intervalet më të gjata me reshje ku herë pas here do të jenë intensive do të jenë Veriperëndimi dhe Qendra. Shkodra do të jetë një ndër qarqet më problematike për gjatë gjithë ditës së sotme.

Do të marrë dhe një sasi të konsiderueshme Lezha, Kruja, Tirana, pra e gjithë zona e Qendrës.

Edhe pse në pjesën e dytë të ditës spostohet ky sistem edhe në Jug. Jugu do të ketë një interval kohor më të shkurtër duke krahasuar me Veriun dhe Qendrën.

Duke theksuar problemet në zonat e përmbytyra të Ultërsirës Perëndimore dhe zonat veriore, veri-perëndimore dhe në zonat qendrore ku reshjet kanë rënë edhe gjatë episodeve të shkuara” tha Lajda Porja. 

Edhe temperaturat do të ulen ndjeshëm, sidomos ditën e Diel

Shkruaj nje koment