Moti i keq në Greqi shkakton dy viktima

0
207

Viktima e dytë nga stuhia në Greqi është një fermer 63 vjeçar me origjinë shqiptare. Siç raportuan mediat greke, veç viktimës së parë, të zhdukur ishin 63 vjeçari dhe një grua që doli me makinë në mes të stuhisë.
63 vjeçari banonte në Karditsa, ndërsa djali i tij e kërkonte prej mbrëmjes së djeshme kur argjinaturat e lumenjëve shpërthyen dhe uji mori përpara gjithçka. Mëngjesin e sotmë, trupi i pajetë i fermerit shqiptar është gjetur nga ekipet zjarrfikëse dhe djali i tij në një zonë afër spitalit të qytetit.
Protothema shkruan se banorët e fshatit Vasili, në Farsala, për t’i shpëtuar “tërbimit” të natyrës janë strehuar brenda një kishe. Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa të mbrojtur veten nga rreziqet që vijnë nga stuhia.
Moti i keq i ndikuar nga stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në Karditsa. I gjithë qyteti është shndërruar në liqen si pasojë e çarjes së argjinaturave të lumenjëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here