Moti i keq, nesër pezullohet lundrimi i linjave Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë

0
85

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se, gjatë orëve në vijim dhe për dy ditë me radhë pritet një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve të motit, çka do të sjellë vështirësi të shumta në lundrimin e mjeteve detare.

Sipas njoftimit të publikuar nga nesër anijet e transportit  ndërkombëtar Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe Durres -Bari –Durrës do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Shkruaj nje koment