Moti i keq, OSHEE: Gjithë linjat 35kV dhe n/stacionet janë në funksion të plotë

0
29

Gjatë 24 orëve të fundit brigadat e Drejtorisë së Tensionit të Lartë, OSHEE Group, pas një operacioni të vështirë në terren, nisur nga kushtet e motit të keq, bënë të mundur rikthimin në punë të linjave 35kV.

“Konkretisht, janë vendosur në punë gjatë 24 orëve të fundit objektet:

Vau Dejës – Koman

Pukë-Koman

Fushë Kuqe – Rrilë

Rrëshen – Kaçinar

Bistricë – Livadhja

N/st Koman

Ekipet e DTL po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gjëndje gatishmërie”, njofton OSHEE.

Shkruaj nje koment