
Per shkak të motit të keq me reshje shiu që priten gjatë ditës së sotme, pritet pezullimi i lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.
Kapitaneria e Portit të Vlorës konfirmon se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon me 6-7 erë bf.
Për shkak të rritjes së forcës së detit autoritetet kanë vendosur pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe për anijet e peshkimit.
Pezullimi do të vijojë deri në mbrëmje, ndërsa pritet që të rinisë pas përmirësimit të kushteve të motit.