Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë

0
63

Moti i keq ka sjellë ndalimin e lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

Ndërsa mjetet që operojnë brenda gjirit duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave të sigurisë. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 11.11.2023.

Shkruaj nje koment