Moti i keq, problematika në disa zona të vendit

0
11

Intensiteti i lartë i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit ka shtuar problematikat në disa zona të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora, ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhulatit dhe në Lazarat.

Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre. Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në gatishmëri për çdo nevojë nga ana e strukturave të pushtetit vendor.

Shkruaj nje koment