Moti i keq probleme ne Gjirokaster

0
160

Për të dytën ditë radhazi, përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati duke vështirësuar lëvizjen e banorëve në lagjen “Lënxat”. Reshjet e shumta kanë shkaktuar përmbytje duke bllokuar aksin nacional Gjirokastër-Sarandë. Polica Rrugore i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm.

“Qarku Gjirokastër

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Gjirokastrës, në disa segmete të rrugëve interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit.

Me qëllim parandalinin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në disa akse ka prezencë të lartë të ujit.

Policia Rrugore ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin pasi ka fluks të shtuar të automjeteve që hyjnë në vendin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

policianëshërbimintuaj”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here